Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Gostivar, debat publik për prerjen e drunjve të vjetra

Gostivar, debat publik për prerjen e drunjve të vjetra

Ndërmarrja Publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”, së bashku me Komunën e Gostivarit, ka zhvilluar debat publik për për prerjen e drunjëve të thatë dhe të vjetër që ndodhen në parkun e qytetit, e që përbëjnë rrezik për kalimtarët. Drejtori i kësaj ndërmarrje tha se edhe vitin e kaluar është zhvilluar debat i ngjashëm dhe gjithçka bëhet për siguri maksimale për mbrojtjen e qytetarëve.

Në debat kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shoqatës ekologjike “GvEko” nga Gostivari. Drejtuesi i saj, mjeku Ahmet Sallmani, tha se janë kundër prerjes së drunjve, por nëse ata vërtetë paraqesin rrezik, nuk e kundërshtojnë një nisëm të tillë.

Por, ndryshe nga Sallmani, kolegia nga shoqata e tij, shprehet kundër prerjes së drunjve kudo që të jetë, aq më pak te parku i madh i qytetit. Ajo kërkon në vend të prerjes, të shtohet numri i drunjve në Gostivar.

“Periudhën e fundit në Gostivar janë prerë pa nevojë shumë drunj. Ato ishin drunj që u prenë në Maleardi në një oborr, ku gjoja paskaun kërkuar një gjë të tillë qytetarët. U prenë drunj edhe te stacioni i autobusave, u prenë drunj edhe në afërsi të shkollës “Goce Dellçev” për gjoja se pengonin në trotuare. Dhe ja jemi këtu te parku i qytetit dhe ky dru pas meje, ndoshta pengon dhe pjesa e tij e sipërme ndoshta mund të pritet, por assesi nuk mund të pritet i tëri. Nuk jam dakord që prerja të jetë nga rrënja, pasi vërtetë nuk është dëshmuar se janë të rrezikshëm.”

Drunjtë për të cilët konstatohet se përbëjnë rrezik në parkun e madh të Gostivarit, janë shënuar me ngjyrë të kuqe dhe ditëve në vijim, pasi të kalohen të gjitha filtrat, dhe me shterrjen e debatit, ato do të priten dhe në vend të tyre të mbillen drunj të rinj.

Continue Reading

Previous: Gostivarit i shtohet edhe një magjistër i gjeodezisë
Next: Dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

Të ngjashme

Policia_Fleser_1 Rast i pazakont në Gostivar, denoncon një grua 43-vjeçare!

Rast i pazakont në Gostivar, denoncon një grua 43-vjeçare!

Motociklistet Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

IMG_9718 Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore

Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.