Gostivar, betonieri përplas për vdekje 72 vjeçarin
Një person ka humbur jetën në aksidentin e sotëm të komunikacionit që ka ndodhur në një udhëkryq në Gostivar. Viktima është T. J. 72 vjeçar nga Gostivari, përcjell FLAKA.

“Sipas SPB-Tetovë, rreth orës 15:30 të ditës së sotme është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Beliçicë” në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku”, bëri të ditur zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Sipas njoftimit, një automjet “Man” me betoniere, drejtuar nga M.K.(56) nga fshati Turçan i Madh i Gostivarit, ka goditur një person i cili ishte me biçikletë.

“Në aksident personi ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë”, njoftojnë më tej Rexhepi.
Në vendin e aksidentit hetim ka kryer prokurori publik, ku ka marrë pjesë edhe policia nga DPB-Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet autopsi. FLAKA