Gostivar, arretohet 19 vjeçari, ka tentuar të plaçkisë një grua
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar mbrëmë (02 -tetor) rreth orës 20:00 dhe 10 minuta, në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, kanë privuar 19-vjeçarin nga Gostivari A.M. nën dyshimin se më datë 24 shtator të këtij viti me përdorim të forcës ka tentuar që të merr para nga një 45- vjeçare nga Gostivari.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër të gjykatës janë gjetë dhe konfiskuar mjetet e gjetura lidhur me veprën penale.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.