Gostivar, arrestohet një 35 vjeçar

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 14 Tetor, 2020 13:12

Mbrëmë rreth orës 20 e 20 minuta, në rrugën ,,Vëllezrit Gjinovski“ në Gostivar, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personin L.N. (32) nga Gostivari, i cili po drejtonte veturën e tij ,,Folkswagen Passat ” me targa Gostivarit, i njëjti veturën e ka drejtuar pa patentë shofer kurse gjatë kontrollit nga ana e policisë i njëjti ju ka treguar patentë shoferi të një personi tjetër dhe është përpjekur që të largohej shpejt nga vendi, percjell Gostivari Sot

Pas zbardhjes së plotë të çështjes kundër personit L.N. do të pasojnë parashtresa adekuate. Gostivari Sot

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 14 Tetor, 2020 13:12