Gostivar, arrestohet banori i Shkupit pasi fotografoi policët
Dje (4-tetor) në orën 09.00, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme- Gostivar, kanë arrestuar 52-vjeçarin N.Sh. nga Shkupi, i cili në mënyrë të paligjshme ka filmuar pjestarët e policisë gjatë ndërmarrjes së masave dhe veprimeve zyrtare.
Çështja kundër N.Sh. është duke u zbardhur dhe dokumentuar me ç’rast do të pasojë parashtresë
adekuate. Gostivari Sot