Gostivar, 8 raste të reja të prekura nga CoVid-19, shërohen 2 pacientë

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 4 Gusht, 2020 15:08

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 830 testime për coronavirus, ndërsa 75 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-32, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumicë-1, Koçan-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-2, Negotinë-1.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë, prej të cilëve një nga Shkupi (52), dy nga Kumanova (55 dhe 82), një nga Gostivari (62) dhe një nga Ohri (64).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 136 pacientë të shëruar. Prej tyre nga Shkupi-50, Kumanova-16, Prilepi-2, Tetova-5, Struga-28, Ohri-18, Gostivari-2, Krusheva-1, Koçani-1, Makedonski Brod-1, Kratova-1, Shën Nikolla-10, Kërçova-1.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11.202, prej të cilëve 7108 janë shëruar ndërsa 505 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3589

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 4 Gusht, 2020 15:08