Gostivar, 4 vendime të reja për izolim

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 6 Tetor, 2020 11:58

Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, për 35 persona (TE-31 dhe GV-4) janë përgaditur vendime të reja për izolim, kurse janë kryer kontrolle ndaj 439 personave (TE-321 dhe GV-118) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.

E gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë në periudhën (5.10./6.10.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, ndaj gjithsej 83 personave (TE-68 dhe GV-15) janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. GS

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 6 Tetor, 2020 11:58