Gostivar, 27 raste të reja të prekura nga CoVid-19, shërohen 6 pacientë
Janë regjistruar 565 raste të reja me Kovid-19 nga 1.325 testime të kryera në 24 orët e fundit, si pasojë e infeksionit kanë vdekur 21 persona, ndërsa 154 janë shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga rastet e reja të diagnostikuara më së shumti ka në: Shkup 230, më pas vijon Prilepi me 65, Tetova me 39, Kumanova me 35, Gostivari dhe Velesi me nga 27. Në Strumicë ka 17 raste të reja, Manastir dhe Koçani nga 16, në Shtip dhe Gjevgjeli nga 13, Kavadar-10, Negotinë-9, Radovish-7, Kriva Pallankë dhe Kratovë nga 6, Berovë-5, Vallandovë, Vinicë, Ohër dhe Probishtop nga tre, Dellçevë-2. Sveti Nikollë-4, Kërçovë dhe Krushevë nga 3, Resnjë dhe Strugë nga një.
Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 154 pacientë të shëruar nga:Shkupi-58, Kumanova-24, Shtipi-7, Prilepi-9, Tetova-6, Struga-8, Velesi-7 Manastiri-11, Ohri-11, Kavadari-5, Gostivari-6, Strumica- 9, Koçani-5, Probishtipi-2, Demir Hisari-1, Berova-1, Vallandova-2, Vinica-1, Sveti Nikolla-2,5, Negotina-3.
Nga të vdekurit 6 pacientë janë nga Shkupi (45, 52, 63, 67, 68 dhe 84), pesë nga Tetova, (69, 73, 69 dhe 83), një nga Kumanova (74), dy nga Velesi (83 dhe 89), dy nga Bogdanci (76 dhe 85) dhe nga një pacient nga Manastiri (79), Rdovishi (71), Prilepi (61), Ohri (51) dhe Shtipi (63). Përveç një pacienti që ka vdekur jashtë spitalit, të gjithë të tjerët kanë ndërruar jetë në kushte spitali.
Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar 7 pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 161 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 128 pacientë, nuk ka pacientë në respirator. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 10 fëmijë pozitivë dhe 2 fëmijë të dyshuar për Kovid-19 dhe 19 pacientë të mëdhenj, pozitivë ndaj virusit. Në SPQ “8 Shtatori” ka 10 të pranuar, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 79 pacientë. Në respirator janë 2 pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 61 pacientë, ndërsa në spitalin e Shtipit 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan, Gjevgjeli, Dibër, Kërçovë dhe Kavadar janë hospitalizuar 351 pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 32.997, numri i pacientëve të shëruar është 21.244, i të vdekurve është 1.0025, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.728.
Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:
• Shkup 14.272, aktivë 5.042
• Kumanovë 2.365, aktivë 466
• Dibër 346, aktivë 54
• Shtip 1.728, aktivë 306
• Prilep 1.441, aktivë 565
• Tetovë 2.332, aktivë 636
• Strugë 837, aktivë 110
• Veles 843, aktivë 438
• Manastir 740, aktivë 299
• Ohër 736, aktivë 258
• Kavadar 534, aktivë 240
• Gostivar 1.272, aktivë 259
• Gjevgjeli 416, aktivë 200 (21 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 69 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
• Strumicë 1.010, aktivë 568
• Kriva Pallankë 253, aktivë 101
• Radovish 251, aktivë 90
• Krushevë 32, aktivë 11
• Koçan 750, aktivë 223
• Probishtip 212, aktivë 72
• Demir Hisar 85, aktivë 18
• Makedonski Brod 106, aktivë 10
• Pehçevë 60, aktivë 8
• Berovë 220, aktivë 56
• Valandovë 111, aktivë 40
• Vinicë 190, aktivë 73
• Dellçevë 264, aktivë 109 (66 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 62, aktivë 32
• Sveti Nikollë 494, aktivë 91
• Kërçovë 596, aktivë 191
• Resnjë 254, aktivë 69
• Negotinë 171, aktivë 93 (18 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).
Raste më aktive nga komunat në Shkup ka në Aerodrom 869, pasuar nga Karposhi me 741, Qendra me 668, Gazi Baba me 650, Kisella Voda me 649, Gjorçe Petrov me 402, Çairi 275, Buteli – 266, Ilindeni 121, Shuto Orizare – 53, Sopishte 43, Saraji dhe Petroveci nga 38, Çuçer Sandevë -28, Zelenikova -16, Haraçina 10, të huaj janë 45, ndërsa 109 janë të papërcaktuar.
1325 testet e bëra janë përmes: ISHP-610, QSHP Shkup-60, Avicena-0, Biotek-0, ASHAM-156, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-181, Sistina me PCR metodë-141, laboratori Laor-, Mjekësia Ligjore-0, QSHP Manastir-20, Klinika Infektive-15, Sinlab-43, Remedika-0, laboratori spitali Kozle-99. Deri tani në vend janë bërë 253.173 testime në Kovid-19.