Gjoba për 58 qytetarë të Gostivarit, u hasën pa maska mbrojtëse

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 10 Qershor, 2020 11:43

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (09/10-qershor), sipas të dhënavestatistikore në SPB-Tetovë, janë evidentuar 42 persona të rij (TE-40 dhe GV-2) në izolim me vendim të Inspektoratit shtetrorë sanitar shëndetsorë, ndërsa janë kontrolluar 715 persona (TE-525 dhe GV- 190) që janë në izolim. Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, 3 persona të rij kanë nënshkruar deklaratë (TE-1 dhe GV-2), gjithashtu, është kryer kontroll ndaj 138 personave tjerë (TE- 100 dhe GV-38) që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 159 personave (TE-101 dhe GV-58)
janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së
epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të
maskave mbrojtëse.

Në bashkëveprim dhe koordinim me Inspektoratin shtetrorë të tregut, është kryer kontroll në një objekt
hotelerik në rajonin e Tetovës, në tl cilin janë konstatuar disa shkelje të protokollit pët punë.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 10 Qershor, 2020 11:43