Gjithsej 52 banorë të Gostivarit janë dënuar për mosmbajtje të maskave

Gostivar, me 6 Janar – 2021 – Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të
Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (05.01./06.01.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 104 persona (TE-52 dhe GV-52) janë përgatitur urdhër pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. GS