Gjendet granatë, alarmohet Policia

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 11:42

Gjendet granatë, alarmohet Policia

MPB njofton se në fshatin Rramanli të Kumanovës gjatë ditës së djeshme është gjetur një granatë e pashpërthyer. Policia njofton se e njëjta është marrë nga autoritetet për veprime të mëtutjeshme.

“Me datë 21.10.2022 në ora 10:35 në SPB-Kumanovë, V.P.(34) nga Kumanova, ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve bujqësore në arën e tij në fshatin Rramanli të Kumanovës, ka gjetur një granatë të vjetër të pashpërthyer e cila me siguri daton nga Lufta e Dytë Botërore. Mjetin shpërthyes është marrë nga një piroteknik pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kumanovë, për veprime të mëtutjeshme”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 11:42