Gjatë 24 orëve të fundit në Gostivar u regjistruan 7 pacientë të prekur dhe 7 të shëruar

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 13 Shtator, 2020 17:56

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1253 teste dhe 98 raste të reja të COVID -19 janë, edhe atë Shkup 17, Kumanovë 13, Prilep 11, Tetovë 10, Strugë 5, Veles 2, Manastir 1, Ohër 3, Kavadar 4, Gostivar 7, Gjevgjeli 7, Strumicë 2, Kriva Palankë 2, Koçanë 3, Probishtip 1, Makedonski Brod 1, Berovë 1, Vinicë 2, Delçevë 2, Sveti Nikolë 2 si dhe Resnje 2, njofton Gostivari Sot 

Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona në kushte spitalore, një pacient nga Ohri (54 vjeç) dhe një paciente nga Radovishi (51vjeçare).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 56 pacientë të rikuperuar nga: Shkup 19, Kumanovë 7, Prilep 5, Tetovë 3, Strugë 3, Manastir 1, Ohër 1, Gostivar 7, Kriva Palankë 1, Radovish 1, Berovë 3, Delçevë 3, si dhe Sveti Nikolë 2 pacientë.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 165,892 teste COVID -19. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15791, numri i pacientëve të rikuperuar është 13184, numri i vdekjeve është 648 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1959. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 13 Shtator, 2020 17:56