Georgievski shkon në Sofje për të thënë se vetoja për Maqedoninë është kundërproduktive
sh kryeministri dhe udhëheqësi i VMRO-Partisë Popullore, Lubço Georgievski, në një intervistë për “360 gradë”, në stilin e tij, flet hapur për zhvillimet aktuale në rrugën Sofje-Shkup, përcjell FLAKA.
Ai beson se Bullgaria nuk do të arrijë asgjë nëse nuk lejon Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu njofton se do të shkojë në Sofje javën tjetër për të shpjeguar pozicionin e tij për publikun atje.
“Vetoja për Maqedoninë është kundërproduktive do të them në Bullgari”, tha Georgievski. FLAKA