Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Gostivari
  • Gastronomët dhe muzicientët e Gostivarit në protestë, kërkojnë protokolle pune

Gastronomët dhe muzicientët e Gostivarit në protestë, kërkojnë protokolle pune

Gastronomë, muzikantë, fotografë, kameraman e punonjës të tjerë veprimtaria e të cilëve ndërlidhet me dasmat, kanë protestuar në qytetin e Gostivarit.

Ata u ankuan se në paketën e pestë të masave që qeveria para ditësh e paralajmëroi, nuk janë përfshi aspak.

Kërkuan që shteti urgjentisht siç ka sjellur protokolle për punë për biznese të tjera, të sjellë edhe për ata, pasi gati për një vit nuk janë duke punuar aspak.

Meriton Abazi, përfaqësues i Odës së Gastronomëve për rajonin e Gostivarit, tha se humbjet e tyre janë të mëdha e me qindra punonjës kanë mbet pa punë.

“Qeveria duhet të shfuqizojë menjëherë Nenin 14 të Dekretit të botuar në Gazetën Zyrtare me 23.06.2020, I cili citon “është e ndaluar të organizosh çdo lloj ngjarje (Dasma, përgëzime, ditëlindje) në një pjesë të hapur dhe të mbyllur të ndërtesave. Ne jemi ambiente të kategorizuara për ngjarje të organizuara, kemi ambiente të mëdha dhe kemi mundësi të zhvillojmë ngjarje me protokoll sipas të cilave funksionojnë restorantet tjera A la carte”, tha Abazi.

Ata kërkuan urgjentish potokolle që të fillojnë me punë, për çka premtuan se nga ana e tyre do të respektohen me përpikmëri.

“Në fazën e parë ne nuk kërkojmë të na lejohet të organizojmë një “,martesë tradicionale maqedonase” dhe ne vetëm këkojmë që të jemi në gjendje të punojmë në të njëjtat kushte dhe protokolle si restornatet tjera. Kërkojmë mbëshetetje financiare të pa kushtëzuar për të gjitha kategoritë në sketorin e hotelerisë të prekur nga pandemia. Këto kërkesa janë thelbësore për mbijetesën tonë”, tha më tej Abazi.

Muzicientët dhe fotograftë të revoltuar, kanë pyetur qeverinë se si ka mundësi kazinotë të punojnë e ata jo. Thonë se për një vit kanë mbetur pa punë dhe askush nuk është kujdesur për ata.

Në nivel shteti mendohet se ka mbi 30 mijë punonjës nga ky sektorë të cilët për shkak të pandemisë kanë mbetur pa punë. Ata paralajmërua vazhdimin e protestave derisa kërkesat e tyre të miratohen. TV GLOBI

Continue Reading

Previous: Japonia investon mbi 60 mijë euro në Spitalin e Gostivarit
Next: Aksident i rëndë në autostraden Tetovë – Gostivar

Të ngjashme

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.