Gashi tregon linjën e kuqe për ikje nga qeveria
Udhëheqësia më e ngushtë e Alternativës sonte mbanë mbledhje në Gostivar. Në të u vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë për hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.
Në deklaratën për Flaka, lideri Afrim Gashi njoftoi që: “Organet e partisë do të vendosin a do të qendrojmë apo do të ikim nga qeveria”.
“Jemi për kompromis edhe për çështjen e dikastereve”, tha Gashi, duke shtuar që: “Linjat e kuqe ku Aletrnativa do të dilte nga qevria është marreveshja poltike që e kanë arritur me qevrinë me 9 pika kur u bënë pjesë e qeverisë nëse ato do të shkileshin nga përfshirja e ASH-së”.
Gashi kumtoi që vendimi përfundimtar do të merret pasi të përfundojnë negociatat mes ASH dhe LSDM.


Deri më tani është folur se nëse ASH-ja shkon në Qeveri, mund të marrë Ministrinë e Shëndetësisë, resor të cilin aktualisht e drejton Bekim Sali, kuadër i Alternativës.
Ndryshe, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dje pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski tha se hyrja e ASH-së në Qeveri nuk është definitive, por gjasat për këtë janë të mëdha. Ai thekson se rreth 90 për qind e objektivave të programit janë të sinkronizuara, por nuk kanë diskutuar për ndarjen e dikastereve dhe kuadrove. Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dje përmendi se në masë të madhe janë pajtuar me Aleancën për Shqiptarët, duke theksuar se në sferën e të gjitha aspekteve tjera të bashkëpunimit të mundshëm, bisedimet do të vazhdojnë. Flaka