Garuesit e “Asiart” drejt Turqisë në kampionatin Botëror në karate
Klubi i Karatesë “Asiart” nga Gostivari do të merr pjesë në kampionatin Botëror në karate që do të mbahet ne Konya të Turqisë, njofton Gostivari Sot
Trajneri Berat Jakupi ka njoftuar që përgatitjet kanë shkuar mirë dhe se me optimizëm po udhëtojnë drejt Turqisë me garuesit e tij.

“Sot përfunduan përgatitjet përfundimtare për në kampionatin Botëror në karate që do të mbahet ne Konya të Turqisë. Unë si seleksionues jam shumë i kënaqur nga paraqitja e tyre, jam shumë optimist dhe shpresojë të kthehemi me medalje”, shkruan Jakupi duke u uruar suksese garuesve të Asiart. Gostivari Sot