“Fronti Evropian”, Selmani: Të përfshihen të gjitha partitë politike, shpresa e vetme për të hyrë në BE!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2023 21:49

“Fronti Evropian”, Selmani: Të përfshihen të gjitha partitë politike, shpresa e vetme për të hyrë në BE!

Ish zëvendëskryeministëri Imer Selmani në një intervistë për Indeks.mk, theksoi rëndësinë e frontit europian dhe domosdoshmërinë që ky koalicion të jetë fitues në zgjedhjet e rradhës, me qëllim të anëtarsimit të vendit në Bashkimin Europian.

Selmani gjithashtu u shpreh se në kuadër të këtij fronti duhet të indentifikohen jo vetëm partitë politike shqiptare, por edhe partitë e tjera të Maqedonisë së Veriut. Si dhe ai përmendi dëshirën e madhe të qytetarëve për një vend të lirë, të barabartë dhe pro europian, shkruan indeks.mk.

“Në përgjithësi qytetarët e vendit tonë të republikës së Maqedonisë së Veriut janë europianë. Ne e duam Europën, e duam lirinë, e duam barazinë, e duam mirëqienen ekonomike dhe vlerat, sistemin juridik finksionimin e institucioneve, e në veçanti shqiptarët janë posaqërisht për europianë dhe në këtë drejtim çdo gjë që bëhet për tu arrit qëllimi që një ditë e më herët vendi jonë të jetë antarë i plotë i Bashkimit Europian është për t’u përshëndetur. Krijimi i një fronti evropian, unë medoj se jo vetëm partitë politike shqiptare por edhe të gjithë ata të tjerët edhe partitë politike maqedonase, edhe partitë politike të boshnjakëve dhe turqve duhet në atë front evropian të indentifikohen dhe të bëjnë çmos që të krijohet një shumicë e re paralamentare e cila do të bëjë ndryshimin kushtetues dhe do t’i harmonizojë të gjitha obligimet tona që i kemi vizavi drejt Bashkimit Europian për t’u bërë antarë. Tani jemi shtet demokratik dhe këtu nuk mundesh t’i imponosh anjë subjektei juridik se duhet patjetër të bëhet. Por kjo vjen nga bindja dhe nga vendimi autonom i partive politike, kurse demokracia patjetër e njeh edhe mendimin ndryshe. Por se është momenti i fundit dhe thjesht ne nuk kemi kohë, ja Shqipria veq më i ka plotësuar normat dhe shkon rrugës së Bashkimit Evropian, detyrimisht dhe neve ky front ose ky kualicion europian duhet krijuar dhe duhet fituar në zgjedhjet e rradhës”, tha Selmani./indeks.mk/

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2023 21:49