FR BDI – Gostivar, vijon përgatitjet për kuvendin zgjedhor!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Dhjetor, 2023 20:05

FR BDI – Gostivar, vijon përgatitjet për kuvendin zgjedhor!

Forumi Rinor i BDI, dega në Gostivar vijon përgatitjet për mbajtjen e kuvendin zgjedhor që pritet të zhvillohet nga fundi i muajt dhjetor. Drejtuesit e forumit, sonte takuan rininë nga këshillat vendore Forinë, Banjicë e Epërme dhe Banjicë e Poshtme të Gostivarit.

“Me një atmosferë euforike rinore, FRBDI Gostivar vazhdon fushatën “Fuqizojmë rininë, Sigurojmë Ardhmërinë”, ku sonte takuam rininë e mrekullueshme të fshatit Forinë dhe Banjicë e epërme e të poshtme, me të cilët bashkëbiseduam dhe u dakorduam që të mobilizohemi fuqishëm për organizimet e Forumit Rinor që do të vijojnë gjatë këtij muaji, me anëtarsimet e reja dhe me konsolidimin e rradhëve tona duke u munduar që të kyçim të gjithë të rinjtë e qytetit tonë që kanë motiv, ide inovative dhe vullnet të plotë për të bashkëvepruar si anëtarë të FRBDI Gostivar. Ju ftojmë të bashkoheni në rrugën tonë të përbashkët drejt zhvillimit dhe suksesit”, thuhet në njoftimin nga FR-BDI në Gostivar.

”Mbështetja e madhe dhe interesimi që kanë shfaqur të rinjtë nëpër krejt këto takime që kemi realizuar na bën krenar dhe na motivon edhe më shumë për të shkelur në çdo cep të Gostivarit me rrethinë, andaj bashkohuni edhe ju për të ndarë idetë, energjinë dhe vizionin tuaj. Kemi besim te fuqia e rinisë, së bashku do të krijojmë një të ardhme edhe më të fuqishme, edhe më të ndritshme”, përfundon njoftimi. Gostivari Sot


Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Dhjetor, 2023 20:05