Fotografi të vjetra. Xhamia që u rrënua në Gostivar
Panoramën e Gostivarit të vjetër e zbukuronin xhamitë me minare të ndërtuara në stilin oriental. Kjo pamje e Gostivarit pushtetin e atëhershëm e irritonte prandaj duhej të ndërmarrë fushatë për ta
irrituar popullatën e konfeksionit Islam, e cila sipas tyre fatin e vet duhej ta gjente në tokat përtej Anadollit dhe jo këtu, ku kishin jetuar gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre.
Gostivari Sot ua sjell në kujtim një fotografi të lashtë nga rruga e tanishme e Spitalit, ku xhamia shihet afër shtëpisë së Daut Boletinit, një shembull specifik i arkitekturës së vjetër të qytetit që daton nga shekulli i XVIII dhe një objekt që është i një rëndësie të madhe edhe për qytetin e Gostivarit ngase kjo shtëpi paraqet edhe një letërnjoftim për këtë qytetet.
Krahas objekteve të Xhamive, pushtuesit rrënuan çdo gjë pranë tyre, siç ishin medresetë, dyqanet dhe varrezat, kjo me qëllim që të zhdukesh çdo gjurmë e së kaluarës. Duhet theksuar që në këtë fushatë të pushtetit të atëhershëm u rrënuar edhe shumë objekte të tjera me rëndësi historike për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Gostivari Sot