Fotografi ekskluzive nga arrestimi i vrasësit që masakroi bashkëshorten

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Shtator, 2020 20:09

Para disa orëve ne rrugën malore mbi fshatin Strajan të Gostivarit është arrestuar 65-vjeçari me inicialet B.I që ditë më parë dyshohet të ketë kryer vrasjen e bashkëshortes së tij me thikë dhe sëpatë. Gostivari Sot ua sjell fotografitë ekskluzive nga arrestimi i tij.

Policia gjatë ditës ka arritur ta lokalizojë vendndodhje e tij ku fshiheshe, ndërsa para 20 minutash ka arritur të bëjë edhe arrestimin e tij.

Edhe pse flitej se personi në fjalë mund të ishte i armatosur dhe i rrezikshëm ai gjatë arrestimit nuk ka bërë asnjë rezistencë, por i është bindur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar.

Ndërkohë ekipet hetuese të policisë po hetojnë vendin për të gjetur armët e krimit si provë materiale.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Shtator, 2020 20:09