Fotografi e hershme e qytetit të Gostivarit, shtëpia e Beut

Driton Zenku
By Driton Zenku 31 Tetor, 2022 22:14

Fotografi e hershme e qytetit të Gostivarit, shtëpia e Beut

Gostivari Sot ju sjellë një fotografi të hershme të qytetit të Gostivarit. Një shembull specifik i arkitekturës së vjetër të qytetit që daton nga shekulli i XVIII, një objekt që është i një rëndësie të madhe edhe për qytetin e Gostivarit ngase kjo shtëpi paraqet edhe një letërnjoftim për këtë qytetet.

Fjala është për shtëpinë e Daut Boletinit e cila njihet edhe si shtëpia e Beut dhe paraqitet si një ndër shtëpitë më të vjetra në Gostivar.

Një nga shumë projekte në Gostivar, e cila është në realizim për t’u bërë atraksion turistik, tërheqës për shumë turist të huaj dhe vendor, shembull i arkitekturës së vjetër të ndërtimit dhe autentike, e cila si trashëgimi kulturore është e mbrojtur që nga viti 1984.

Së fundmi, Qendra për Konservim në Gostivar, bëri konservimin dhe restaurimin e këtij objekti, duke e hequr nga rreziku i shembjes dhe asgjësimit. Gostivari Sot

Driton Zenku
By Driton Zenku 31 Tetor, 2022 22:14