Forumi Rinor i ASH në Gostivar organizim për finalen në Katar
Në Havana Caffe u mblodh Forumi Rinor i ASH për të ndjekur së bashku finalen e Kupës së Botës. I pranishëm në këtë eveniment ishte UD kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
“T’fala nga Gostivari. Në kohët moderne është e rrallë që bota të fokusohet vetëm tek një ngjarje…e sidomos tek një ngjarje triumfi! Kjo ndodhi sot, të gjithë ishim dëshmitarë të legjendës argjentinase Lionel Messi”, ishte porosia e Taravarit pas finales së madhe në futboll.

