Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Plus
  • Forcat policore i rrethojnë shtëpinë! EULEX-i në banesën e Jakup Krasniqi

Forcat policore i rrethojnë shtëpinë! EULEX-i në banesën e Jakup Krasniqi

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Arsyeja e pranisë së tyre ende nuk dihet. Efektivët kanë bllokuar rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera. Ai ishte ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht Krasniqi është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate.

Continue Reading

Previous: Adem Halili, polici hero që arrestoi mbrëmë terroristët në Vjenë
Next: Biden rikthen epërsinë, Trump: Unë kam fituar, po bëhet grabitje e madhe

Të ngjashme

u5-5 Zbuloni çfarë duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

Zbuloni çfarë duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

u3-3 Vlerat e specave/ Si ndryshojnë sipas ngjyrave

Vlerat e specave/ Si ndryshojnë sipas ngjyrave

aa-4 Si do të dukeshin personazhet e filmave vizatimorë, në jetën reale (Ilustrime mahnitëse)

Si do të dukeshin personazhet e filmave vizatimorë, në jetën reale (Ilustrime mahnitëse)


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.