Flaka Media Group: 2023 vit i intelegjencës aritificiale, viti 2024 sfida e avancimit!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Dhjetor, 2023 18:56

Flaka Media Group: 2023 vit i intelegjencës aritificiale, viti 2024 sfida e avancimit!

Çdo vit për ne paraqet një mundësi progresi dhe një epokë suksesi. Viti 2023 për Flaka Media Group përmbyllet me suksesin epokal të aplikimit të intelegjencës artificiale në media.

Gushti i vitit që po përmbyllim paraqet kthesën e inovacionit, duke u bërë media e parë online në Maqedoninë e Veriut dhe hapësirën shqiptare në aplikimin e intelegjencës aritificiale.
Studio gjigande dhe spikerë të personalizuar shënuan historinë e inovacionit teknologjik në Flaka Media Group. Për kaq kohë, arritëm të realizojmë me dhjetëra emisione, edicione informative, lajme, reportazhe, reklama dhe shumë prodhime të tjera video dhe audio, duke shfrytëzuar intelegjencën artificiale.
Intelegjenca Artificiale përfundimisht po shndërrohet në kryefjalë të epokës digjitale. Kjo arritje epokale i referohet aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm të mendjes njerëzore.
Shpesh termi i referohet edhe degës së shkencës kompjuterike. Tekstet e librave përkufizojnë këtë fushë si studimi dhe krijimi i agjentëve inteligjent, një sistem që e percepton mjedisin dhe merr masa për të maksimizuar shanset e suksesit.
Termi Intelegjenca Artificiale u përmend për herë të parë në vitin 1956 nga John McCarthy, por vetëm tani po gjenë zbatim masiv thuajse në të gjitha sferat shoqërore. Intelegjenca Artificiale po gjenë zbatim dhe në masmedia.
Ishte Flaka që aplikoi për herë të parë në Maqedoninë e Veriut dhe mediat në gjuhën shqipe në të gjithë hapësirën gjeografike, këtë arritje të teknologjisë.
Prodhimet mediatike me aplikim të intelegjencës artificiale nën logon e Flakës filluan për herë të parë më 1 shtator të vitit 2023. Deri sot, falë ekipit entiziast të redaksisë Flaka, kemi krijuar me dhjetëra e qindra prodhime mediatike, përfshi informacione ditore, reportazhe, dokumentare, reklama, porcast-e e shumë materiale të tjera.
Tani që mbushëm 7 vite veprimtari, karakterizohemi për aplikim të teknologjisë së fundit në punën tonë. Krahas intelegjencës artificiale, ekipi i redaksisë Flaka ka përvetësuar edhe produksionin audio dhe video, gif krijuesin dhe web dizajnin.
Flaka po shkruan histori duke qenë të parët në artikulimin e informacioneve, aplikimin në punë të tekonologjisë së fundit, përmbajtjet unikate dhe dizajnit modern të ueb faqes sonë. Ne jemi Flaka, çdo herë të parët në arritjet e mediave online. 
Viti 2024 mbetet sfidë e avancimit të intelegjencës artificiale për sa i përket cilësisë audio dhe video, sasisë dhe kapaciteteve plotësuese.
Në vazhdim ua paraqesim disa nga projektet e realizuara fal intelegjencës artificiale.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Dhjetor, 2023 18:56