FLAKA: Danella Arsovska nuk formon parti të re, do të drejton një parti ekzistuese!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Janar, 2024 10:26

FLAKA: Danella Arsovska nuk formon parti të re, do të drejton një parti ekzistuese!

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, nuk do të formon subjekt të ri ashtu siç ishte paralajmëruar. Flaka mëson që Arsovska do të merr drejtimin e partisë Alternativa e re, një parti që performon në skenën politike nga viti 2007 me themelues Gjorgji Orovçanec.

Flaka mëson që sot në Shkup do të mbahet një takim formal mes krerëve të partisë dhe Arsovskës, ndërsa për nesër është caktuar konventa ku Arsovska edhe zyrtrisht do të merr drejtimin e partisë.

Alternativa e Re është parti e qendrës, aktualisht drejtohet nga Dr. Sokrat Eftimovski.

Në koneventën e mbajtur në dhjetor të vitit 2023, në vend të kryetarit të deritanishëm Gjorgji Orofçanec, për kryetar të ri u zgjodh Dr. Sokrat Eftimovski, i cili nesër pritet ti dorëzon timonin e partisë, të parës së Shkupit, Danella Arsovska. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Janar, 2024 10:26