FLAKA: Alternativa e Re – Një parti e Qendrës e dalur nga VMRO-DPMNE, bashkëpunuese e LSDM-së!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Janar, 2024 11:56

FLAKA: Alternativa e Re – Një parti e Qendrës e dalur nga VMRO-DPMNE, bashkëpunuese e LSDM-së!

Alternativa e Re që do ta merr nën drejtimin e saj, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është krijuar nga Gjorgi Orovçanec në vitin 2007, në periudhën kur ai ishte deputet i VMRO-PP-së. Është parti me ideologji të partive të qendrës, shkruan FlakaNë zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, partia mori pjesë në koalicionin e udhëhequr nga LSDM, ku fitoi një mandat parlamentar.

Partia mbeti në koalicionin e udhëhequr nga LSDM edhe në zgjedhjet e ardhshme, por nuk arriti të merr një mandat deputeti. Partia nuk mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, por iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga LSDM në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, partia mori pjesë në një koalicion të udhëhequr nga LSDM.

Edhe pse parti e qendrës, kjo parti doli si fraksion i VMRO-DPMNE dhe pastaj VMRO-PP si parti me orientim të djathtë politik, ndërkohë që bashkëpunoi një periudhë të gjatë me LSDM-në e majtë.

Ekzistojnë tri tipe programesh që partitë mbështesin:të majta, të djathta dhe të qendrës. Mbi parimet e këtyre programeve që lidhen me trajtimin e çështjeve të ndryshmë, parti me emra të ndryshëm ndërtojnë strukturat e veta dhe punojë të marrin verdiktin e elektoratit.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tri dekadave pluralizëm shumë parti lindën krahas partive kryesore, të cilat supozohej të ishin “opsioni i tretë politik”.

Disa nga to fituan ulëse në Parlament, madje, nga ta varej dhe formimi i Qeverisë, por suksesi i tyre ishte afatshkurtër pasi asnjëra prej tyre nuk arriti të dominojë si forcë politike në periudhë afatgjate.

Lexo edhe: Ekskluzive: Danella Arsovska nuk formon parti të re, do të drejton një parti ekzistuese!

Nga kush e po e merr partinë Danella Arsovska?! Alternativa e Re bëhet me kryetar të ri!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Janar, 2024 11:56