Fitore të njëpasnjëshme në ‘Turnire Future’ në Novi Sad nga tenisisti Shëndrit Deari
Ditët e nxehta verore duken po aq të nxehta për karrierën e bujshme të tenisistit Shëndrit Deari nga Gostivari. Sukseset e Ditit nuk kanë të ndalur, shkruan Agjencia e Lajmeve Flaka
Këtë javë u mbajt kampionati i Maqedonisë së Veriut në tenis ku Diti pas tre fitoreve me radhë u plasua në gjysëmfinale ku korri fitore kunder tenisisti Stefan Micov me rezultat 6-2 6-4 dhe u plasua ne finalen e madhe. Por pas setit të parë të humbur për shkak të lëndimit e dorëzoi lojën ndaj tenisistit Dimitar Grabul.
Por gjithësesi që kjo ishte një javë e sukseshme për Ditit me një rezultat senzacional.


Sukseset e Ditit nuk mbaruan me kaq. Diti vazhdon rrugëtimin e ti pas dy vite e gjysëm pauzë si pasojë e lëndimit.
Pasi u shpall zv.kampion i Maqedonisë së Veriut, aktualisht gjendet në Novi Sad të Serbisë ku po merr pjesë në turnire future. Fitoren e nisi në ditë e parë edhe atë në raundin e parë duke fituar ndaj serbit Jovanovič me rezultat 6-4 6-2 dhe në raundin e dytë përballë serbit Drinič i cili është edhe bartës i 7.
Gjatë ditës së hënë, Diti fitoi edhe kundër Driniçit nga Sebia në setin e tretë tailbrejk 10-4. Ndërsa nesër luan kundër tenisistit Austalianit Zeharia Talic, për cka i dëshirojmë sukses. Flaka Media

