Fitoi 126 milionë euro në lotari, por thotë se jeta tani iu bë e mërzitshme

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2022 21:09

Fitoi 126 milionë euro në lotari, por thotë se jeta tani iu bë e mërzitshme

Fiton lotarinë, por sa e mërzitshme është të jesh shumë i pasur. Neil Trotter, thotë se është e mërzitshme të zotërosh gjithë ato para dhe të bësh një jetë të zhytur në luks. Neil ishte mekanik dhe fitoi 108 milionë paund (rreth 126 milionë euro) në lotarinë EuroMillions në virin 2014. Çfarë bëri ai me gjithë ato para? Bleu një shtëpi të re luksoze (një vilë me një liqen privat), disa makina garash dhe la punën. Pastaj zbuloi se të ulesh dhe të shikoje televizor gjatë gjithë ditës ishte “shumë e mërzitshme”.

Neil është i apasionuar pas makinave të garave. Ai e ndërroi Ford Focus-in e tij me një Jaguar dhe një Porsche dhe tha: “Të kalosh nga nevoja për të punuar në rehati ishte një gjë mjaft e çuditshme për t’u përshtatur. Shpejt kuptova se qëndrimi në shtëpi dhe të shikoje televizor gjatë gjithë ditës ishte shumë e mërzitshme.’

Neil është nga Coulsdon (një qytet që ndodhet në jug të Londrës). Ai gjithmonë kishte një ndjenjë se do të fitonte lotarinë. U tha të gjithëve, miqve dhe familjes: “Herët a vonë do të fitoj, do të fitoj shumë”. Babai i tij u përgjigj: “Po, sigurisht, në ëndrrat e tua, bir.” E kujton ende atë të premte kur thotë se kishte një ndjenjë shumë të fortë, “aq e fortë sa i thashë sekretarit të punës se do të fitoja”. Parandjenja e dytë shqetësuese e fatit të tij: ai shkoi në zyrën e babait të tij një ditë para fitores dhe tha se nesër do të ishte milioner.

“Fitorja më lejoi të kthehem te dashuria ime e parë: garat. Dhe tani kam një vilë me një liqen privat”, raportojnë gazetat britanike. “E megjithatë, prapë jeta bë është bërë e mërzitshme”.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2022 21:09

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...