Finalen në futboll rinistët e BDI e ndoqën bashkë. I pranishëm edhe kryeparlamentari Xhaferi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2022 10:17 Updated

Finalen në futboll rinistët e BDI e ndoqën bashkë. I pranishëm edhe kryeparlamentari Xhaferi

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, ndeshjen e finales se madhe të botërorit në Katar e ndoqi në mënyrë të organizuar në Intermezzo Club në Gostivar.

“Atmosferë fantastike në Intermezzo Club. Rinia e #BDI ndjek finalen e botërorit”, publikuan postimin në Facebook nga dega e BDI në Gostivar.

“Atmosferë impozante në Intermezzo Club sonte. Bashkë me Forumin Rinor ndoqëm finalen e botërorit”, shkruajti kryetari i degës, Valdet Xhaferi.

Organizimit të tyre iu bashkuan edhe kryetari i degës Valdet Xhaferi, sekretari Fidan Jusufi, anëtarët e kryesisë Nexhati Jakupi, Bekim Banjica, Lirim Elmazi, Veton Sadiku, Vullnet Xhelili, si dhe deputetet Vjollca Latifi Ademi, Arta Bilalli Zendeli, profesori Ali Musliu dhe doktor Ylber Ademi. Gostivari Sot

LEXO EDHE:

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2022 10:17 Updated