Filtër: E pavërtetë që Ambasada Amerikane ka publikuar organogram për punësimet në M-NAV ❌

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Janar, 2024 10:03 Updated

Filtër: E pavërtetë që Ambasada Amerikane ka publikuar organogram për punësimet në M-NAV ❌

FiltërFlaka dhe Gostivari Sot, verifikoi informacionin – organogramin për M-NAV që nje faqe jo zyrtare dhe pa identitet në Facebook, pretendon ta paraqes si dokument nga Ambasada Amerikane në Shkup.

Duke mos analizuar të dhënat që përmban organogrami i publikuar, por vetëm burimin e informacionit – U.S Embassy Macedonia, Filtër konstatoi që në komunikimet zyrtare të ambasadës amerikane në Internet – Facebook, Instagram, X dhe web nuk ka një njoftim zyrtar me përmbatje të tillë, andaj shpall dokumentin si informacion të rrejshëm – Face News.

Nga kjo faqe e rrejshme në Facbook, edhe më herët janë publikuar informacione të rrejshme për sondazhe dhe informacione të tjera që nuk kanë qenë të sakta.

Keqpërdorimi i emrit të institucionit, qoftë ambasadë, ministri, qeveri, parlament, OJQ, komunë, për të prezantuar informacione të rrejshme në emër të tyre, është shkelje ligjore dhe kualifikohet si vepër penale.

Dokumentet e prezantuara si dokumente dhe që përmbajnë logo, vulën apo titullin e institucionit, pa autorizim, të falsifikuara dhe tendencioze dhe që përmbajnë dozë të falsifimit, shpifjes dhe keqperodimit, janë vepra që në Maqedoninë e Veriut dënohen edhe me burgim.

Me  miratimin dhe plotësimet e Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, në Nëntor të vitit 2022, rregullohet përgjegjësia civile për dëmin e shkaktuar nderit dhe reputacionit të personit fizik ose juridik me ofendim dhe shpifje.

Kufizimet e lirisë së shprehjes dhe informimit rregullohen ligjërisht duke përcaktuar kushte strikte për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (neni 10) dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Sipas ligjeve pozitive në Maqedoninë e Veriut, kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim, varësisht nga gjendja e konstatuar nga organet e hetuesisë dhe drejtësisë.

Ndërsa vepra penale “mashtrim” ështtë e dënueshme sipas nenit 247 dhe vepra penale “falsifikim të dokumentit”, dënohet sipas nenit neni 378 paragrafi 1 i Kodit Penal. Flaka Media & Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Janar, 2024 10:03 Updated