Fieri tronditet nga një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 27 Nëntor, 2021 00:10

Fieri tronditet nga një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, në katin e katërt të një pallati.

Shpërthimi në në lagjen “8 Shkurti” ka alarmuar banorët, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Dyshimet e para janë se shpërthimi është shkaktuar nga lënda plasëse C4 dhe ende po punohet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një apartamenti.

“Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 27 Nëntor, 2021 00:10