Fetai: Ndaras në tre blloqe, BDI do të dilte bindshëm e para me 29% të votës!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2023 22:06

Fetai: Ndaras në tre blloqe, BDI do të dilte bindshëm e para me 29% të votës!

Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetahi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në anketën e tyre që kanë realizuar kanë parashikuar dy skenarë. Njëri ku shkohet me tre blloqe, BDI, LEN dhe Aleanca për Shqiptarët dhe skenari i dytë ku BDI shkon vetme, ndërsa opozita LEN dhe ASH shkojnë bashkë.

“Në skenarin e parë ku shkohet ndaras në tre blloqe BDI do të fitonte do të dilte bindshëm e para me 29% të votës, LEN, në atë kohë nuk e kishim në pyetje edhe VV-në, sepse zyrtarisht nuk ishte pjesë e këtij grupimi del e dyta sipas barometrit me 16.6%, ASH e treta me 12.2%. Partitë tjera të papërfislhme PDSH 0.2, LSDM 0,2%, tjera 0.1%, ndërsa ata që do të abstenojnë i bie 22%, të pavendosur ose pa përgjigje janë rreth 20%”, tha Fetai, raporton SHENJA.

Në pyetjen se çfarë ndodh nëse ASH i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim atëherë gjërat sipas tij ndërrojnë në mënyrë drastike.

“Opozita shqiptare e përbërë prej Aleancës, Besës, Alternativës, Lëvizjes Demokratike e përkrahur nga Vetëvendosje do të dilte bindshëm e para me 34.8% të votës dhje do të linte pas BDI-në në 26.8% që i bie 8% mbrapa. Unë besoj se kjo mund të rritet. BDI humbet një pjesë të votës së saj, por edhe të pavendosurit dhe ata që nuk japin përgjigje zvogëlohen si përqindje”, deklaroi Fetai. Ai tha se beson se ky rezultat mund të jetë edhe më i thellë në favor të bllokut opozitar nëse promovohet përgatitet mirë, dilet me ofertë të mirë dhe me një zë unik si ofertë serioze për të dërguar BDI-në në opozitë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2023 22:06