Fetahu: Koronavirusi ekziston, të jemi seriozë

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 16 Qershor, 2020 13:37

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Efendi Fetahu në konferencën e sotme për shtyp u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit. Ai shtoi se koronavirusi ekziston dhe se këtë e kanë vërtetuar të gjitha organet kompetente botërore.

“Kjo sëmundje ekziston, të gjitha autoritetet dhe institucionet kompetente në botë kanë konfirmuar se ekziston.

Ne jemi institucion fetare dhe nuk jemi kompetent të flasim nëse ekziston ose jo. Institucionet profesionale kanë konfirmuar se virusi ekziston, dhe veçanërisht në kohët e fundit, korona po përhapet me shpejtësi në Maqedoni.

Unë ju bëj thirrje të jemi serioz, t’i përmbaheni të gjitha masave të përcaktuara nga autoritetet dhe të kontribuojmë që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.

Ne si BFI kemi hyrë në këtë luftë me fjalët “frikë jo, por vetëdije të madhe kundër kësaj sëmundje po”. Duhet të luftojmë me të gjitha forcat për të tejkaluar këtë sfidë”, tha Fetahu.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 16 Qershor, 2020 13:37