Festa e Krishtlindjes në Gostivar | FOTO LAJM
Në qytetin e Gostivarit po zhvillohec ceremonia e Krishtlindjes. Besimtarë të shumtë të prirë nga udhëheqësit fetar po defilojnë rrugëve të qytetit, duke filluar nga objektet kishtare.
Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet.
Shënimi qendror mbahet në Kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani do ta mbajë liturgji të Shën Vasilit të Madh.
Festa e Krishtlindjeve është festë e krishtere dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.