Festa e flamurit, Saiti: Qyteti im si asnjëher më parë është i zbehtë

Aktivisti i shoqërisë civile, Pajtim Saiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur zhgënjim për kremten e ditës së flamurit në qytetin e Gostivarit.
“Të dashur bashkëqytetar, sonte vetëm gjysëm ore para festës më të madhe të shqiptarëve, ditës së Flamurit, qyteti im si asnjëher më parë është i zbehtë! Në të gjithë qytetin e Gostivarit valviten vetëm disa flamur kuq e zi, në tre – katër shtylla publike (së bashku me dy flamuj tjer, ndoshta edhe ashtu duhet?!) dhe kryesisht në shtëpi dhe objekte private”, shprehet Saiti.
Ndoshta dikush, shprehet Saiti, do të ishte arsyetuar se Festa e 28 Nëntorit nuk është pjesë e festave shtetërore por kjo asesi nuk është justifikim!
“Festa e Flamurit është festë shpirtërore e të gjithë shqiptarëve ku do që ata jetojnë dhe patjetër duhet të shënohet në mënyr dinjotoze! Si do që të jetë URIME festa e Flamurit dhe dhashtë zoti që nëntorin e vitit të ardhshëm festojm ashtu siç i ka hije Gostivarit”, përfundon porosinë Saiti.