Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Gostivari
  • Fenomeni i arkivoleve në Gostivar, kush i hedh ato

Fenomeni i arkivoleve në Gostivar, kush i hedh ato

Në disa pjesë të qytetit të Gostivarit, këto ditë janë shfaqur arkivole të lënë nëpër rrugë. Këto pamje trishtuese fillimisht u shfaqën te varrezat e reja në lagjen “Mallki”, dhe të njejtët arkivolë të nesërmen u gjetën në deponinë “Rusino”.

Kanë qenë shumë fotografi dhe video që kanë dëshmuar këto ditë për këtë fenomen të pazakontë në Gostivar, por asnjë institucion nuk di të shpjegojë se si këto arkivole janë gjendur nëpër vende të ndryshme të qytetit, kush i ka lënë dhe kush e ka obligim asgjësimin e tyre.

Vetëm sot policia ka dalë me një deklaratë të shkurtër me shkrim. Nga aty thonë se në vendngjarje kanë dërguar zyrtarët e tyre për inspektim, por nuk janë gjetur as arkivole e as materiale tjera të cilat përdoren për varrim.

“SPB – Tetovë tanimë ka siguruar fotografi dhe video-materiale lidhur me rastin dhe merr masa për gjetjen e njerëzve që i lanë arkivolet në ato vende dhe nëse për këtë ekzistojnë dyshime për kallzime penale”, thuhet në kumtesën me shkrim të SPB – Tetovë.

Për këto pamje të trishtueshme televizoni Globi informoi që para një jave. Në kronikën mbi arkivolin e gjetur rreth rrugës Çajlë – Çegran, nuk pati reagim institucional, edhepse në mbrëmje arkivoli ishte larguar nga vendi, por nga kush u larguar ende nuk dihet.

Continue Reading

Previous: Gostivar, për tre vite 7 persona e kanë humbur jetën në ujërat e lumit “Vardar”
Next: Gostivar, gjobë kundër 30 personave për mosmbajte të maskës mbrojtëse

Të ngjashme

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.