Femrat nga Ukraina nisin të punojnë në objekte hoteliere të Pollogut

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 10:31

Mbrëmë nga ora 23:35 deri në ora 01:20 të pas mesnatët, zyrtarët policorë të MPB-së në bashkëpunim
me zyrtarët policorë të SPB- Tetovë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelik në Zherovjan të Tetovës në pronësi të X.A. (33) nga Bogovina e Tetovës.

Gjatë kontrollit është privuar nga liria G.B. (52) nga Kroacia për shkak se i është gjetur kokainë, gjithashtu janë ndaluar dhe arrestuar për shkak të punësimit të paligjshëm 20-vjeçarja P.O. nga Ukraina dhe 29-vjeçarja J.Xh. nga Serbia.

Të tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 10:31