Femra serbe e shqiptare shoqe pune në një objekt hotelier në Vrapçisht

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2022 12:42

Me datë 27.12.2022 në periudhën nga ora 01.15 deri në ora 02.30 është kryer aksion kontrollues në një objekt hotelik në Vrapçisht të Gostivarit, gjatë të cilit zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Gallate kanë ndaluar pesë shtetase të huaja: D.C.(33), S.R.(30) dhe D.Z.(36) nga Republika e Shqipërisë, F.O.(30) nga Republika e Kosovës dhe S.Z.(52) nga Republika e Serbisë.

Ata janë ndaluar për shpërdorim të qëndrimit turistik dhe veprim në kundërshtim me qëllimin.

Me ç’rast janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

FOTO ARKIVE

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2022 12:42