Falsifikonin kartëmonedha prej 100, 500 dhe 1000 denarëve , arrestohen dy persona

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Maj, 2023 10:27

Falsifikonin kartëmonedha prej 100, 500 dhe 1000 denarëve , arrestohen dy persona

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy të rinj nga Velsei pasi të njëjtit dyshoheshin se me banknota të falsifikuara prej 1.000 denarëve kanë tentuar të blejnë prodhime në tregun e Velesit.

Bëhet fjalë për të rinjtë V.M. 21 vjeç dhe D.R. 20 vjeç, të dy nga Velesi, në shtëpitë e të cilëve policia ka gjetur para tjera të falsifikuara dhe mjetet që kanë përdorur për falsifikim, ndërkaq më vonë të njëjtit e kanë pranuar veprën në bisedë zyrtare në polici.

“Me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpitë e tyre, ndërsa në shtëpinë e D.R. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara nga 1.000 denarëve, një skaner, një printer dhe një kompjuter, ndërsa në shtëpinë e V.M. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarëve dhe një kartëmonedhë e falsifikuar prej 500 denarëve”, thonë mes tjerash nga MPB.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Maj, 2023 10:27