Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Falsifikimi i patentë shoferëve, ja detajet

Falsifikimi i patentë shoferëve, ja detajet

Policia po heton rastin e dhënies së patentë shoferëve pa kaluar filtrat e parapara me ligj.

Alsat nga burime brenda policisë mëson se bëhet fjalë për dhënien e patentave në favor të parave nga persona të vendosur në pozita të ndryshme brenda dhe jashtë MPB-së, të konsoliduar për t’i kaluar patentat kandidatëve pa mos i iu nënshtruar testeve, poligonit dhe qytetit.

Nga MPB thonë shkurt se janë të njoftuar me rastin dhe se Byroja e Sigurisë Publike po punon në finalizimin e aksionit. Prej dy muajsh tashmë me rastin janë të njoftuar edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe drejtori i BSP-së, Sashe Tasevski.

Burime të Alsat në rrethana anonimati bëjnë me dije se si fillim janë kapur tre patenta të cilat nuk janë kontrolluar nga të gjitha filtrat e nevojshme dhe se gjatë verifikimit është konstatuar mungesa e dokumentacionit të obligueshëm, përkatësisht rezultati nga testi, procesverbali i komisionit për qytetin dhe komisionit mbikëqyrës në poligon. Hetimi ka dëshmuar se bëhet fjalë për më shumë të tilla të lëshuar kryesisht në Shkup.

Çështjet të cilat duhet marrin epilog nga hetimi janë se si ky veprim kundërligjor kaloi pa u vërejtur nga Qendra Testuese Automobilistike dhe si personat të cilët kanë dokumentuar rastin para vendosjes në sistemin e MPB-së, kanë lejuar fotografimin e kandidatit pa pasur dokumentacionin e plotë?

Hetimi po zhvillohet paralelisht me Prokurorinë Publike, ndërsa lënda jo zyrtarisht është hapur edhe në Kontrollin e Brendshëm të MPB-së. Hetimi duhet të dëshmojë nëse bëhet fjalë për vepër individuale të një nëpunësi i cili ka keqpërdorur autoritetin e tij për shërbime të kundërligjshme, apo bëhet fjalë për grup të organizuar kriminal./Alsat

Continue Reading

Previous: 2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi
Next: Dëbora, në Mavrovë 16 centimetra

Të ngjashme

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.