Europe Elect: BDI 9.3, ASH 8.2, Besa 4.4, LD 3.3 dhe Alternativa 1.6 për qind
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, janë shtuar edhe sondazhet e publikuara për përkrahjen e subjekteve dhe liderëve politik. Së fundmi, Europe Elect ka publikuar sondazhin matës të opinionit publik në Maqedoninë e Veriut, njofton Flaka Media. Në bazë të rezultateve të Europe Elect, në kampin politik shqiptar kryeson BDI e ndjekur nga ASH. BDI gëzon përkrahjen e 9.7% të elektoratit, ASH e 8.2%, Lëvizja Besa 4.4%, Lëvizja Demokratike 3.3% dhe Alternativa të 1.6% e elektoratit.
Në blloqe, fronti europian kryson me një diferencë të thellë ndaj lidhjes europiane. BDI dhe ASH bashkë kalkulojnë 17.9%, ndërsa Besa, LD dhe Alternativa 9.3%. Në proporcion, rezultatet e anketës nxjerrin dallim 2 me 1 sa u përket partive shqiptare në pushtet dhe atyre në opozitë.

Sipas të dhënave nga EE, sondazhi u zhvilluar në intervalin kohor prej 5 deri 9 nëntor përmes metodës telefonike, ndërsa u anketuan 1.050 qytetarë të vendabanimeve, grupmoshave, etnive të ndryshme si dhe dhe njësive zgjedhore.Sondazhi tregon që madje 45.3% e të anketuarve nuk u përgjigjën se për kë do të votonin, se nuk do të votonin aspak apo nuk treguan se për kë do të votonin, një përqindje realtivisht e lartë që shoqëron këtë kategori votuesish të të papërcaktuar tash e një periudhë të gjatë. Flaka MediaLexo edhe: Anketa: LD në epërsi ndaj Alternativës, ASH gati dy here më e madhe se Besa, BDI kryeson