ETC – Gostivar i bashkohet festës së madhe të 17 vjetorit të themelimit të kompanisë Elkos Group

Driton Zenku
By Driton Zenku 30 Shtator, 2022 08:30 Updated

ETC – Gostivar i bashkohet festës së madhe të 17 vjetorit të themelimit të kompanisë Elkos Group

17 Vite rrugëtim së bashku me ETC. Festa e vitit për ju. ETC – Gostivar i bashkohet festës së madhe të 17 vjetorit të themelimit të kompanisë Elkos Group. Kompania Elkos Group u themelua në vitin 1989 nga Ramiz Kelmendi.

Në Gostivar festa fillon sot me 30 shtator dhe do të zgjas deri me 15 tetor. Shumë dhurata për konsumtatorët, shporta falas, 2 copë ofertë, 1 plus 1 gratis si dhe 50% zbirtje janë surprizat për konsumtatorët.

Elkos Group filloj si një pikë e vogël tregtimi me shumicë në Pejë, për të vazhduar më tutje ndër vite me zgjerim në tërë territorin e Kosovës dhe në Rozhajë të Malit të Zi.

Në vitin 2000 u nënshkruan kontratat e para ndërkombëtare me markat e njohura si: Mondelez, Ferrero, Danone, Henkel, Lorenz, Manner, Pfanner, Ipsa, Philadelphia, Podravka, Stock, etj.

Nga një pikë e vogël tregëtimi me shumicë, sot Elkos Group është distributori më i madh i autorizuar për rreth 90 marka ndërkombëtare në Kosovë. Sot në kuadër të Elkos Group hyjnë Qendrat Tregtare ETC (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal i Zi), Elkos Distribution, Elkos Agrar Center (Kosovë dhe Shqipëri), Elkos Center dhe Elkos Bowling.

Në Gostivar ETC u hap në Gusht të vitit 2015. Objekti është mbi 6000 m2 dhe shërben për shitjen e artikujve nga të gjitha kategoritë, si ushqimore, për pije, higjienë, produkte për shtëpi, tekstil, veshmbathje, teknikë, mjete pune, lodra dhe shumë kategori të tjera.

Kompania “Elkos” me qendër në Prizren të Kosovës, funksionon nga viti 1990. Kjo kompani aktualisht ka shtrirje në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Nga viti 2000, kompania filloi shkëmbime tregtare edhe me shtetet e Evropës. Gostivari Sot

Driton Zenku
By Driton Zenku 30 Shtator, 2022 08:30 Updated