Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Gostivari
  • Është përuruar Qendra Rinore për Resurse iCan në Gostivar

Është përuruar Qendra Rinore për Resurse iCan në Gostivar

Është përuruar Qendra Rinore për Resurse iCan në Gostivar. Sic u tha, fokusi i kësaj qendre është vendosja e bashkëpunimit midis ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, pushteteve lokale, universiteteve, shkollave të mesme dhe të rinjëve, për tu krijuar eko-sistem inovativ të të mësuarit dhe kultura e sipërmarrësisë.

Ligjerata dhe seminare, punëtori, е-mësim, biseda, një orë kodim, evente publike, janë vetëm disa nga aktivitetet që ofron Qendra Rinore për Resurse iCan, e sapohapur në Gostivar, ku nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do t’ju mundësoj lidhje për të fituar shkathtësitë dhe kompetencat e nevojshme në tregun e punë, theksoi mes tjerash kordinatori Azir Aliu.

AZIR ALIU- KORDINATOR

“Ideja e kësaj Qendre filloi nga UEJL në bashkëpunim me UNDP duke pasur parasyshë përvojën që kemi si universitet dhe duke njohur ekonominë në rajonin e Pollogut bëmë një concept shumë “friendly, si për të rinjtë mbi 18 vjec, që janë targeti ynë, ashtu edhe personat me nevoja te vecanta, që do tju japin jo vetëm infrastrukturë për ta shfrytëzuar të gjithë por edhe trajnime të vecanta”.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, tha se përkahja e Qendrave Rinore është një pasqyrim i politikave të Qeverisë për mbështetje të të rinjëve dhe aftësimine tyre për tregun e punës.

JAGODA SHAHPASKA – MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Pasi që rajoni i Pollogut është mjaft aktiv në tregun e punës, dhe këtë e tregon fakti që  vitin e kaluar me masat aktive të Qeverisë janë themeluar 231 biznese të reja , nga të cilat rreth 80 janë formuar nga të rinjtë. Që të jemi të suksshëm në tregun e punës nevoiten disa aspekte. Duhet edukim, duhet ambicie dhe duhet mësuar praktikat e mira nga ata që tashmë janë aktiv ne tregun e punës”

Kjo qendër që shihet sot ëhstë si rezultat I bashkëpunimit të më shumë institucioneve, dhe kjo tregon sic tha Taravari, se kur bashkëpunohet krijohen edhe qendra me relevancë dhe kredibilitet.

ARBEN TARAVARI – KRYETAR I GOSTIVARIT 

“Sipas analizave që I kemi bërë edhe me Azirin dhe me njerëzit tjerë, kjo qender duhet të ketë qëndrueshmëri, do ta ketë përkrahjen anbsolute të Komunës së Gostivarit me të gjitha mundësitë që I ka”, tha Taravari.

Kapacitetet dhe ekspertiza e UEJL-së, do të shfrytëzohen për t’i trajnuar të rinjtë, për të dhënë konsulencë për kompanitë në Pollog, me qëllim krijimin e një ambienti bashkëpunues, u tha mes tjerash nga Rektori I këtij universiteti.

ABDYLMENAF BEXHETI – REKTOR I UEJL-SË 

“Kjo Qendër ka për qëllim pikërisht trajnimet shtesë, start up-et e ndryshme, idetë e veta ti shëndrojnë në realitet, në biznes bërje, që sic u tha ndonjëherë mund të jenë edhe dështuese, por sigurisht që pas cdo dështimi ka një rifillim të ri” tha Bexheti.

Qendra Rinore për Resurse, iCan, është përkrahur financiarisht nga Ambasada Zvicerane dhe taksapaguesit e Zvicrës si dhe UNDP. /KlanMacedonia

Continue Reading

Previous: Vidhet Xhamia në Turçan të Vogël
Next: Edhe në Gostivar të premten do të protestohet

Të ngjashme

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.