Erion Neziri, ylli i ri i tenisit

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 14 Tetor, 2020 18:29

Shpesh herë e kemi thënë se sporti më i shtrenjtë për ta luajtur dhe stërvitur, pa dyshim se është tenisi, sidomos në vendin tonë ku duhet marrë parasysh se për shqiptarët është një sport pothuajse shumë i ri, të cilin nuk e preferojnë numër i madh i të rinjve, shkaku i problemeve financiare.

Por që dashuria ndaj tenisit kishte lindur 4 vite më parë edhe të Erion Neziri.

Erioni është i lindur në vitin 2008, ndërsa jeton dhe shkollohet në Gostivar, prej ku i duhet të udhëtojë për çdo ditë drejt kryeqendrës, Shkupit që të zhvillojë stërvitjet dhe lojat gjatë gjithë javës. Kjo tregon se Erioni nga të gjithë anëtarët e klubit por edhe konkurrentet e tij, jep më shumë mund për të qenë një tenist i mirë. Por rezultati nuk ka munguar, pasi që shumë shpejt pasi filloi të merret me këtë sport, filluan të radhiten edhe rezultatet.

Erioni është anëtarë i klubit Fan Tenis në Shkup, e që deri më tani ka dhe rezultate të lakmueshme.

Talenti gostivaras është fitues i shumë turneve dhe garave qe janë zhvilluar në Maqedoni, ndërsa së fundmi në garat republikane që u mbajtën në Kumanovë, Erion Neziri doli fitues i vendit të parë. Fitorja në Kumanovë e ngjit Nezirin në vendin e katërt të listës së tenistëve më të mirë të vendit deri në moshën 12 vjeçare.

Prindërit e Erionit vazhdojnë ta përkrahin atë në maksimum dhe tani më janë para sfidave të reja, porse një fushë tenisi në qytetin e lindjes në Gostivar, thonë ata, do ta ndihmonte jo vetëm Erionin, por edhe gjithë fëmijët e tjerë që e duan tenisin. TV GLOBI

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 14 Tetor, 2020 18:29