Erdhën të kërrcënojnë në Gostivar, arrestohen shkupjanët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Shtator, 2022 11:10

Erdhën të kërrcënojnë në Gostivar, arrestohen shkupjanët

Gjatë natës (28-shtator) rreth orës 01:10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat R.E.(32) nga Krushopeku i Shkupit dhe B.A. (29) nga Bukoviqi i Shkupit, të cilët gjysëm ore më parë janë denoncuar nga 31-vjeçari A.N. nga Gostivari se për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besimi e kanë kërcënuar disa herë.

Dy personat nga Shkupi janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse. GS

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Shtator, 2022 11:10

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...