Enver Salihi fitoi titullin magjistër i diplomacisë

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 16 Tetor, 2020 16:30

Enver Salihi, aktualisht anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ, me shumë sukses sot ka mbrojtur temën e magjistraturës “Diplomacia bashkëkohore e Maqedonisë, nga pavarësimi e deri më sot” , nën mentorimin e njërës nga ekspertet më të shquara nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Tatjana Petrushevska (anëtarë të komisionit ishin Prof. Dr. Elena Mihajlova Stratilati dhe Prof. Dr. Lupço Stojkovski ), njofton Gostivari Sot

“Falemnderoj publikisht e gjithë stafin e profesorëve nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, për gjithë angazhimin e tyre profesional gjatë mbarëvatjes të të gjitha procedurave të masterit. Falemnderoj të gjithë ata që më ndihmuan për realizimin e punimit të magjistraturës si: shërbimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, profesoreshën Adelina Marku (ish udhëheqëse Akademisë Diplomatike të MPJ-së), Ramadan Ramadanin (drejtor i Qendrës Kulturore – Informative Stamboll), Nase Nasev (drejtor i Qendrës Kulturore – Informative Sofje) dhe ambasadorin e RMV-së në Doha z. Shaban Jasharin.

Diplomacia e Maqedonisë së Veriut ka filluar rrugëtimin e saj që nga pavarësimi i 8 ̵ tështatorit 1991, por me shumë mangësi sikur nga ana kadrovike si dhe ajo e legjislativës. Por me kalimin e kohës bëri hapa më të sigurtë dhe deri më vitin 1998 vendosi gatise të gjitha mardhëniet diplomatike që i ka sot”, shprehet Salihi. 

Rrjeti diplomatik përbëhet nga 62 përfaqësi konzularo-diplomatik (ambasada, konzulate, zyre për lidhje, misione diplomatike dhe zyre konzulare për çështje ekonomiko-tregtare) dhe në vendet e ndryshme ka të angazhuar konzuj nderi gjithsejtë 77.

Si pjesë e veçantë e këtij punimi ishte analiza e ambasadave të RMV-së në Berlin, Ankara, Ljublanë e konzulateve Venecia, Stambolli dhe qendrat Kulturore – Informative Stamboll e Sofje.

“Gabimi më i madh strategjik ishte shëndrimi i Drejtoratit të Akademisë Diplomatike, në vend se të krijohet një praktikë botërore për mëvetësimin e akademisë si ajo e Vienës, Vashingtonit dhe e Moskës, tek ne u bë një proces retrograd, duke lënë anash profesionalizmin dhe trendet botërore. Pikërisht në mometin kur po hapim bisedimet me BE ̵ në, Akademia diplomatike do ishte një lider për prodhimin e kuadrove cilësore, të hapur, të edukuar në erën e digjitalizimit, rrespektimi i gjinisë, diplomatë kualitatitiv, poliglotë dhe diplomat të ri me moshë, përkundër diplomacisë së tanishme e koncentruar në kuadra të vjetër që janë të edukuar nga koha e ish-Jugosllavisë”, qëndron në temën e mbrojur nga Salihi.

Si pika të dobëta të funksionimit të MPJ, theksohet në temën e mbrojtur, janë: Mungesa e tranparencës (Në mbi 50 % të ambasadave, misioneve dhe konzulateve nuk kemi të dhëna në web faqen zyrtare sidomos për BE ̵ në, SHBA ̵ të dhe NATO-n), Riorganizim dhe sistemim i ri i vendeve të punës, Sjellja e një ligji të ri për punë të jashtme dhe mosndrrimi i tij për një kohë më të gajtë, vendosja e plotë e teknologjisë informative (ambasada dhe konzulata virtuele), Krijimi i një akademie diplomatike (duke marrë si shembull atë të Vienës,Vashingtonit dheMoskës), Zvoglimi i vendeve të punës dhe angazhimi i kuadrave cilësorë, Zvoglimi i përfaqësive diplomatike, Vendosje të ambasadave me seli në Shkup, Zvoglimi i afateve për zgjedhje të ambasadorëve(procedurat e zgjatura bënë që 19 ̵të ambasadorë që u miratuan me vendim të Qeverisë më vitin 2019̵ të, ende nuk kanë nisur detyrën zyrtare). Gostivari Sot

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 16 Tetor, 2020 16:30