Engjëjt e Shoqatës “Bashkërisht Mundemi” në piknik në Galiçnik

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 22 Qershor, 2020 10:55
Pas izolimit 3 mujor për shkak të pandemisë me Covid-19, fëmijët me nevoja ndryshe – anëtarë të Shoqatës “Bashkërisht Mundemi” sot dolën së bashku në natyrë, respektivisht në piknik në bjeshkët e Galiçnikut. Ata u shoqëruan nga prindërit e tyre, ndërsa u ndërmorën të gjitha masat e kujdesit për të shmangur infektimin eventual me virusin korona.
Udhëtimi u realizua me më shumë automjete, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit ishin të pajisur me maska mbrojtëse dhe me dezinfektues. Fëmijët patën rastin të shoqërohen, të luajnë dhe të argëtohen, gjë që ju ka munguar për një periudhë më të gjatë.
Një pjesë të kohës, e shfrytëzuam edhe për vizitë të fshatit Galiçnik.
E veçanta e ditës së sotme, ishte se në piknik na u bashkëngjit edhe studentja Edukimit special dhe rehabilitimit (defektologjisë) Fatime Husmani nga Tetova, e cila paska ndjekur në vazhdimësi me aktivitetet e Shoqatës sonë dhe dëshiron që të njoftohet nga afër me fëmijët me nevoja speciale, por edhe të japë kontributin e saj si vullnetare.
“Bashkërisht Mundemi” me shpresë se jeta shpejtë do t’i kthehet normalitetit, planifikon që në një të ardhme të afërt të realizojë një sërë aktivitetesh të ngjashme me vizita Brenda dhe jashtë vendit, për socalizimin e fëmijëve me nevoja ndryshe dhe ngritjen e nivelit të cilësisë së jetës së tyre.
Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 22 Qershor, 2020 10:55