Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • NEWS BOX
  • Eksperti ligjor: Avokatët e ish-presidentit keqinterpretuan argumentet e mia

Eksperti ligjor: Avokatët e ish-presidentit keqinterpretuan argumentet e mia

Një ekspert ligjor i cituar nga ekipi mbrojtës i zotit Trump për të mbështetur argumentet e tyre se gjykimi i një ish-presidenti është jo-kushtetues, thotë se ekipi i ka shtrembëruar interpretimet e tij.

Profesori i jurisprudencës në Universitetin Shtetëror të Miçiganit Brian Kalt tha për agjencinë e lajmeve Reuters se studimet e tij nuk janë prezantuar me saktësi në dokumentin me 78 faqe që kanë depozituar avokatët e zotit Trump një ditë para fillimit të gjyqit. Në dokumentet me argumentet e tyre, avokatët e ish-presidentit hedhin poshtë pretendimet e demokratëve se ai nxiti turmën për të sulmuar Kapitolin, si dhe theksojnë se gjyqi është jo-kushtetues.

Zoti Kalt, së bashku me ekspertë të tjerë ligjorë, kanë bashkuar forcat duke argumentuar se ekziston baza kushtetuese për zhvillimin e gjyqit. “Nuk kishin përse të tregoheshin kaq të pandershëm dhe mashtrues,” tha zoti Kalt përmes Twitterit duke shtuar se “në disa faqe ata shtrembëruan keq ato që kam shkruar”. David Schoen, një nga avokatët e zotit Trump tha se nuk ishte nisur me qëllim për të shtrembëruar punën e zotit Kalt.

“Profesor Kalt nuk është dakord me qëndrimin tonë, por ai e ka shpjeguar shumë mirë këtë qëndrim dhe donim t’ia vlerësonim meritën,” tha zoti Schoen për agjencinë e lajmeve Reuters. “Ju siguroj se nuk kishim kurrë për qëllim të shtrembëronim pikëpamjet e zotit Kalt”.

Akuza për “nxitje rebelimi” e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve më 13 janar bazohet tek fjalimi që mbajti ish-presidenti para turmës së përkrahësve, pak para se ata të sulmonin me dhunë Kapitolin, gjë që ndërpreu punimet për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe la pesë të vdekur, ndër ta edhe një polic.

Avokatët e ish-Presidentit Trump po përpiqen të bindin Senatin e ndarë 50-50 të mos shpallin fajtor presidentin. Avokatët e presidentit e cilësojnë gjyqin “një akt të paturpshëm politik” të demokratëve, të nxitur nga etja për “teatër politik” me synimin për “t’i mbyllur gojën një kundërshtari politik dhe një partie pakicë”. Mandati i Presidentit Trump përfundoi më 20 janar.

Shpallja fajtor e ish-Presidentit kërkon një shumicë prej dy të tretave, që do të thotë se 17 republikanë të Senatit do të duhet t’u bashkohen 50 demokratëve në votimin përfundimtar. Bazuar në komentet publike, duket se kjo ka pak mundësi të ndodhë.

Continue Reading

Previous: Variantet e reja të Covid, Britania do të nisë një testim masiv
Next: Ambasada e SHBA në Beograd përsërit qëndrimin Biden: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Të ngjashme

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

54959768_303 Rusia kërcënoi me pasoja pas sanksioneve të BE-së

Rusia kërcënoi me pasoja pas sanksioneve të BE-së

640-0-60301633f0bc4 Shqiptari vdes nga covid, lë pas gruan 25-vjeçare me dy fëmijë

Shqiptari vdes nga covid, lë pas gruan 25-vjeçare me dy fëmijë


TË FUNDIT

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

blerim0-1-1170x658 Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

10871149-E34D-4DDE-AF0A-3DA27C5A521C Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

951543AF-CD05-4398-AA78-92242A724509 Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

moti-696x406 Sot moti për shëtitje në natyrë

Sot moti për shëtitje në natyrë

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.