Ejupi jep detaje për ndërtimin e Çerdhes në Gostivar

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi ka shpalosur detale nga projekti për ndërtimin e Çerdhes në Gostivar.
“Në përputhje me projektin për ndërtimin e objekteve të reja, azhurnimin ose përshtatjen e objekteve ekzistuese për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë në komuna, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar mjete për ndërtimin e një çerdhje të re në Gostivar”, shkruan Ejupi.
Sipas tij, Marrëveshja me komunën e Gostivarit i referohet shtrirjes së një ndërtese me një sipërfaqe prej 519 m2, e cila së bashku me ndërtesën ekzistuese të çerdhes “Lule” do të përbëjnë një sipërfaqe totale prej 1658 m2.
“Konkretisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi 30 milion denarë për zgjerimin e kopshtit “Gëzimi i Fëmijëve” te ndërtesa “Lule”. Kapaciteti maksimal i kësaj çerdheje në ndërtesën e sapo projektuar është deri në 100 fëmijë”, shprehet ai.
Deri në fund të vitit është planifikuar të hapen shtatë kopshte të reja për pranimin e 460 fëmijëve të rinj në komunat e Sarajit, Bogovinës, Kumanovës, Bosilovës, Brvenicës, Llozovës dhe Resnjës. Gostivari Sot