Pas tërmetit të orës 04:54 minita me fuqi 5.5 të shkallës Rihter dhe një tjetër tërmeti të regjistruar në ora 8:49 në rajonin e Mavrovë – Rostushës, në ora 11:59 një tjetër tërmet me fuqi 4.4 të shkallës Rihter ka goditur këtë rajon, njofton Gostivari Sot
Thellësia e tërmetit ka qenë rreth 10 kilometra dhe është ndier edhe në vendbanimet e tjera të rajonit

Shekctarët thonë që një tërmet i fortë ndikon jashtë mase në tendosjen e terrenit në afërsi të lëkundjeve. Aty ku tensionet në tokë rriten, mund të shkaktohen tërmete të tjera, të ashtuquajturat tërmete pasuese, siç ndodhi me këtë rast.
Por mund të ndodhë që edhe më vonë aktiviteti i tij të ripërtëritet, sidomos kur tërmetet pasuese janë të forta. Produktiviteti i sekuencave të tërmeteve pasuese është mjaft i ndryshëm në termete të ndryshme.
Fillimisht, në ora 04:54 të mëngjesit të kësaj të mërkure, tërmeti i parë me epiqendër Leunovën ishte me fuqi 5.5 të shkallës Rihterit në thellësi prej 8,5 kilometrash. Pasoi tërmeti tjetër 2.8 të shkallës së Rihterit. Gostivari Sot